← Të gjitha lojërat

AD GAMES / Arkadë · Ekran vertikal

Aqua
Escape

Peshk i vogël. Sfidë e madhe.

Aqua Escape është loja simotër e Blinky Run, e krijuar pas saj si një alternativë më e lehtë për t’u luajtur. Ndryshe nga Blinky Run, Aqua Escape luhet me ekran vertikal, gjë që e bën ideale për raunde të shpejta dhe të thjeshta. Loja ruan baraspeshën mes thjeshtësisë dhe sfidës: e kap shpejt si luhet, por nuk është e lehtë ta mposhtësh. Komandimi me sy u hoq, sepse kërkonte tepër pulitje brenda një kohe të shkurtër.

Publikuar për herë të parë më 16 dhjetor 2024

Ilustrimi i lojës Aqua Escape
UDHËZUESI I LOJËSPolitika e privatësisë

Si të luash

Komandimi me prekje

Prek ekranin për të komanduar personazhin.

Komandimi me fytyrë

Mund të luash edhe me lëvizjet e fytyrës! Përdor gojën për të komanduar personazhin. Ndiq udhëzimet në lojë për ta aktivizuar këtë mënyrë komandimi dhe luaj pa duar.

Zgjidhja e problemeve

Probleme të zakonshme

  • Komandimi me fytyrë nuk funksionon siç duhet: kontrollo që kamera e pajisjes tënde të punojë dhe të ketë dritë të mjaftueshme. Me pak dritë, kamera mund ta ketë të vështirë t’i dallojë tiparet e fytyrës sate. Mbaje pajisjen përballë fytyrës.
  • Loja ngec ose bllokohet: sigurohu që në sfond të mos kesh hapur aplikacione që kërkojnë shumë burime.
  • Reklamat shfaqen shumë shpesh: reklamat na ndihmojnë ta mbajmë lojën falas. Përpiqemi t’i mbajmë në një numër të arsyeshëm, por nëse të duken tepër, na shkruaj dhe na thuaj ç’mendon!

Reklama dhe blerje brenda aplikacionit

Aqua Escape luhet falas. Nëse do, mund të blesh “Pa reklama”, “Paketa e pamjeve” ose “Paketa e plotë”. Kur blen “Pa reklama” ose “Paketa e plotë”, reklamat çaktivizohen. Blerjet përpunohen nga Apple në iPhone dhe iPad dhe nga Google Play në Android. Për më shumë hollësi, shih politikën e privatësisë.

Kontakt

Nëse të duhet më shumë ndihmë ose do të na japësh mendimin tënd, na shkruaj:

E vlerësojmë mendimin tënd dhe jemi këtu për të të ndihmuar!